Bertina eshte larguar nga VIP Shpija ne spektaklin e zhvilluar te premten mbrema, perderisa ne shtepi ka hyre si mysafire modelja kroate, Kristina Lumbar.
Ish-banorja e Big Brother, Bertina, nuk arriti t’i siguroje votat e mjaftueshme te publikut kosovar per te qendruar ne shtepi, perkunder dukjes se saj fantastike ne spektaklin e te premtes.
Vlen te permendet hyrja ne shtepine me te madhe ne Kosove si mysafire te modeles kroate Kristina Lumbar, ndersa sipas burimeve te Telegrafit, i zoti i shtepise pritet qe se shpejti te zbuloje edhe nje befasi, mysafire do te jete edhe nje modele tjeter kroate, emri i te ciles mbahet i fshehte.