Pas sukesit dhe shikueshmërisë së madhe të edicionit të parë të Shpija e Kosoves, Edicioni i dytë mendohet të filloi në Nëntor të këtij viti.
1. Sa e keni shikuar Big Brother Albania 1
2. Sa e keni shikuar Big Brother Albania 2
3. Sa e keni shikuar Shpija e Kosovës 1?
4. Sa e keni shikuar VIP Shpija 1?
5. Sa e keni shikuar Big Brother Albania 3?
Pas suksesit të madh të edicionit të parë të “Shpija e Kosovës” Show, organizatorët kanë filluar përgatitjet për edicionin e dytë që mendohet që do të filloj në fund të këtij viti.
Burime të sigurta bëjnë të ditur se në këtë edicion do të ketë ndryshime shumë të mëdha, ndryshime pozitive në fillimin e këtij spektakli dhe mirëmbajtjën e tij. Përmirësimin e gabimeve të vogëla të edicionit të parë.
Audicioni mendohet të filloj në Shtator të këtij viti, si në edicionin e parë banorë priten të jenë fytyra nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali I Zi dhe vende tjera ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët.
Muaji Prill, muaji i VIP Shpisë. Plot argëtim, muzikë, humor dhe debate të ndryshme në mes banorëve.
VIP Shpija – Edicioni i parë
Filloi me 1 Prill dhe përfundoi me 1 Maj 2010. Banorët pjesëmarrës në këtë show ishin:
Thuprat (Vedati, Osmani & Mensuri), Bertan Asllani, Rozana Radi, Fatos Kryeziu, Drenusha Latifi, Kastro Zizo, Big Mama, Agim Gërguri, Rezarta Shkurta dhe Afroviti Goge.
Fitues të VIP Shpija 1 janë Thuprat dhe Bertani.
Emisioni i fundit në VIP Shpija, por i para-fundit në përgjithësi.
Shumë shpejtë shkuan këto 24 ditë, me shumë argëtim, skeqe e muzikë. Pak nga pak u zvogëlua edhe numri i banorëve në VIP Shpinë.
Një lajm i rëndësishëm, të mërkurën e ardhshme nuk do të ketë eliminim deri të shtunën e ardhshme në finalen e madhe që do të mbahet në sallën 1 Tetori, ku të gjithë banorët do të festojnë së bashku.
Këtë të shtune të 24 Prillit të nominuar për eliminim ishin: Drenusha, Rozana dhe Bertani.
Me 23% të votave nga VIP Shpija eliminohet Drenusha.
Drenusha nuk e priti këtë eliminim duke llogaritur faktin se në nominim ishte edhe Rozana, madje nuk u përshendet me të.
Tani Rozana mbetet banorja e vetme femër në VIP Shpija.
Një befasi e këndshme për banorët e VIP Shpisë. Dy grupet Skillz dhe TDS janë mysafirët e radhës në VIP Shpija Show.
Dy grupe të muzikës rep, njihen më së shumti me bashkëpunimin e tyre në këngen “Si manikene” që u bë hit pas festës së Vitit të Ri.
Mysafirët u futen me një atmosferë freskuese, që ndoshta banorëve ju mungoj për disa ditë.
Për 24 orët e ardhshme me dëshirën e tij, mysafir në VIP Shpija është Afrim Krasniqi.
Ardhjen e tij e pritën me gëzim, veçanarisht Thuprat pasi ai është edhe kolegu i tyre.
Thuprat me Afrimin patën një bashkëpunim shumë të mirë në shumë filma e skeqe të ndryshme.